Belind Këlliçi përballet me zhgënjimin e qytetarëve: Do të qëndrojmë siç jemi apo do të shohim përpara?!

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës,në takimet e tij me qytetarët është ndeshur jo pak me zhgënjimet e tyre ndaj qeverisë. Pas një bisede me një prej zonjave të qytetit ai ka reagaur në rrjetet sociale ku shkruan:

Ne jemi bashkëqytetarë pavarësisht opinioneve politike që kemi. Problemet e përditshme të Tiranës i kemi bashkë. Në sportelet e shërbimeve presim njëlloj gjatë. Mungesa e ndriçimit publik na le në terr njëlloj. Rruga e prishur është e prishur për të gjithë. Mungesa e hapësirave dhe gjelbërimit është mungesë për të gjithë. Korrupsioni na vjedh njëlloj. Trafiku, ajri dhe uji i ndotur na dëmtojnë njëlloj. Ne jemi të barabartë edhe më 14 maj. Kemi secili vetëm një votë.

Ta përdorim për t’u bashkuar! Të mos ndahemi!

Do të qëndrojmë siç jemi apo do të shohim përpara?

Share it :