Deputeti i PD, Edmond Spaho, ishte i ftuar këtë të martë mbrëma në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, në News24.
Ai foli për situatën aktuale politike në vend, dhe më konkretisht me protestën e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit.
Ai tha se deputetët e opozitës nuk do të lejojnë të zhvillohet një seancë normale parlamentare, sa kohë nuk do të zhvillohet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështje e zyrtarit të lartë të FBI.
Nuk përbën për mua problem rënia e bilbilit, rënia e tavolinës, madje thash se do thyej edhe karrige nëse do jetë e nevojshme. Sepse shoh që problemet janë shumë më serioze dhe kanë të bëjnë me të ardhmen e qytetarëve. Rama po vë në rrezik pluralizmin. Çështja McGonigal tregoi se ai bleu zyrtarë të lartë që nuk ka ndodhur në asnjë vend.
SHBA me veprime abuzive të individëve të caktuar, në këtë rast kemi të bëjmë me një individ shumë të rëndësishëm që ka shkaktuar dhe një shqetësim shumë të madh edhe atje dhe ka dy gjyqe.
Ne nuk kërkojmë të hetohen SHBA, as McGonigal në rolin e tij në FBI, por veprimet e kryeministrit të Shqipërisë për të shkatërruar opozitën shqiptare”, tha ai.
Spaho tha se është e nevojshme që të ngrihet një Komision Hetimor për të hetuar lidhjen e Ramës me McGonigal, pasi sipas tij SPAK është i kapur nga Rama dhe nuk mund të hetojë në mënyrë të pavarur dhe të drejtë.




