Kur liderin global e trajtojnë sikur ka zgjebe

Nga Hysni Gurra/

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih të mbajtur të premten kryeministrin tonë e trajtuan sikur të ishte me zgjebe ose i infektuar me COVID-19. Si rrallë herë u gjend i vetëm. Në këtë konferencë ka qenë prezent edhe Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, por lideri ynë është injoruar totalisht prej tij. Blinken gjeti kohët të takojë shokun e Ramës, Vuçiqin, por atë jo.Ka qenë edhe Kancelari Gjermanisë Olaf Scholz, as ky nuk i ka kushtuar rëndësi liderit të madh të Ballkanit.

Mbani mend Ramën kur thoshte që Macronin e kam aq shumë shok sa flasim çdo ditë në Whatsapp bashkë? Ka qenë edhe Macron në konferencën e Mynihut, por nuk i është afruar as ai. Sigurisht kryeministrja e Italisë, Meloni, as që bëhet fjalë ta takonte.

Share it :