Tatimori i rremë që punon në bashkinë e Elbasanit, patronazhist i PS i prezantuar nga Balla

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Tatimeve ka bërë publike një video të siguruar nga kamerat e një biznesi ku tregohet një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.

 

DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.

Deri këtu duket se gjithçka funksionon siç duhet. Po denoncohet një mashtrues një abuzues ose një hajdut.

Por historia e këtij personi që mund të quhet me plot gojën patronazhist i rilindjes, është paksa më e gjatë.

identifikuar si Altin Ballkoçi, ai është një anëtar i devotshëm i rilindjes biles një propagandues i fortë i saj i prezantuar me bujë nga Taulant Balla kur menaxhonte politikisht rilindjen e Elbasanit.

 

Ky “tatimori” rilindës aktualisht ka një detyrë në bashkinë e Elbasanit.

 

Në 2021 sapo u anëtarësua në Partinë Socialiste, Syri.net mëson se ai ka filluar punë në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Elbasan.

Dhe sot pasi është larguar nga tatimet është punonjës në Drejtorinë e Emergjencave Civile në Bashkinë e Elbasanit.

 

Por kartën e tatimorit nuk e ka dorëzuar, një huq i keq ky i rilindësve sidomos atyre që janë promovuar nga Balla. Me kartën që ka patur nga koha kur punonte në tatime ka vajtur tek bizneset dhe është deklaruar si punonjës duke u vënë gjoba.

 

 

 

 

 

 

Share it :