Antena e Vodafonit mbi kokat e të sëmurëve në QSUT. Specialistët në alarm: Ky është krim!

QSUT është institucioni shëndetësor më i madh në Shqiperi, por të çudit fakti se ky institucion publik shfrytëzohet për interesa të kompanive private.

Pacientë të këtij spitali i adresuan redaksisë së “Ora investigim” shqetësimin e tyre duke e etiketuar si skandal faktin që mbi tarracën e QSUT vendosen antena të kompanive celulare.

Sipas udhëzimeve në BE distanca e antenave duhet të jetë 300 metra larg kopshteve shkollave dhe qendrave shëndetësore, por me sa duket në vendin tonë ky udhëzim nuk vlen.

Pas kërkesës që i kemi dërguar QSUT-së na bëhet me dije se spitali ka një kontratë me “Vodafone” për vendosjen e antenës në bazë të VKM-së nr.54, e cila përcakton kriteret e dhënies me qera enfiteozë për pasuritë shtetërore.

E thënë në mënyrë më të thjeshte enfiteoza është një kontratë me anë së cilës një personi i jepet e drejta të përdorë e të përmirësojë një pasuri shtetërore të paluajtshme.

Enfiteoza ka si qëllim jo vetëm përdorimin e sendit, por edhe përmirësimin e tij.

QSUT nuk ka dhënë me qera një objekt jashtë funksionit në mënyrë që qiramarrësi të përmiresojë funksionimin e tij, por në këtë rast shërbimi më i madh i vjen kompanisë telefonike që ka instaluar antenat mbi kokën e pacientëve të semurë.

 

Sipas specialistëve të fushës vendosja e antenave mbi tarracën e spitalit publik ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e të sëmurëve.

“Në qoftë se te personat e shëndetshëm ndikimi tek njerëzit e shëndetëshëm është me 20 për qind aftësia njerëzore për ta përthithur këtë dëm elektromagnetik, tek të sëmurët kjo aftësi është 10 për qind. Pra, antenat transmetojnë atë që quhet valë apo fushë FEM, elektromagnetike që ndikon në nivelin e shëndetit mendor, sepse përshpejton molekulat e qelizave të trupit nga brenda. Këto e mbrojnë trupin, qelizat dhe enzimat që i bëjnë të përshpejtohen, të ndryshojnë drejtim, të mos bëjnë tretjen e duhur. Pse çfarë është trupi? Enzima, pra është trupi i njeriut, dhe këto enzima që prishin drejtimin dhe orientimin e duhur për shkak të kësaj fushe të panjohur elektromagnetike, sidomos kur janë pacientë, këto enzima çorientohen. Dhe pacienti nëpër spitale e vuan shumë më shpejt dhe shumë më shumë”, shprehet Sazan Guri.

Janë 270 shkencëtarë në botë që rrezatimin e antenave e klasifikojnë si mbetje të rrezikshme dhe vendosja e antenave mbi spitale, sipas profesor Sazan Gurit përbën krim.

“270 shkencëtarë të botës e kanë klasifikuar rrezatimin jonizues të antenave si mbetje të rrezikshme. Në spitale kur ti ke pacientë që luftojnë me sëmundje, janë shumë herë më të prekshëm se sa një njeri i shëndetësh. Unë ngre akuzë se pse pikërisht në tarracën e spitaleve tona të ketë jo vetëm antena të këtyre valëve që ne kemi nëpër celularë, por unë dyshoj dhe më thonë plot veta që janë antena të 5G-ve që janë super të rrezikshme. Duket se kjo është me një këmbë në këtë rast”, shprehet Sazan Guri.

Burime per “Ora investigim” bëjnë me dije se edhe mjekët e kanë kundërshtuar vendojen e antenave në tarracën e spitalit, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër./oranews

Share it :