“Presidenti i Ekuadorit akuzohet se ka lidhje me mafian shqiptare”/ Gazetari tregon detajet si u kap shqiptari në vilën e “kokës” së narkotrafikut

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për bandat shqiptare në Ekuador.

Sipas Hoxhës, narkotrafikantët shqiptarë kanë arritur nivele të rëndësishme në botën e krimit dhe kanë ndikim edhe në strukturat shtetëtore në këtë vend.

Hoxha foli për kapjen e Artur Rrapajt në vilën e një nga narkotrafikantëve më të kërkuar nga SHBA-të, i njohur me nofkën “Gato”, i cili gjithashtu u kap nga autoritetet në Kolumbi. Gjithsesi, sipas Hoxhës Rrapaj nuk është një aktor i rëndësishëm i narkotrafikut shqiptar dhe se ka personazhe me ndikim shumë më të madh se ai, që operojnë në Ekuador dhe janë “ambasadorë të nakotrafikut shqiptar”.

Po kështu Hoxha deklaroi se Presidenti në Ekuador, po akuzohet se ka lidhje me mafian shqiptare dhe është korruptuar prej tyre.

“Javën e fundit dhe gjatë ditëve të para të kësaj jave ka patur disa ngjarje të rëndësishme në Ekuador.  Çuditërisht në të dyja ngjarjet, njëra ka të bëjë me arrestimin e një nga njerëzve më të kërkuar në rang botëror, i njohur me nofkën Gato. Ka qenë nga njerëzit më të kërkuar në botë. Mbahet si një nga furnitorët kryesorë të kartaleve të Sinaloas me kokainë.

Autoritetet kolumbiane bashkëpunuan dhe në momenitn që arrestohet Gato, autoritetet Ekuadoriane, të liruar nga presioni i kartelit, kanë bërë një operacion dhe kanë kontrolluar të gjithë vilat, banesat dhe bizneset e tij. Gjatë kontrollit, në një nga vilat në Guayaquil, në zonat më luksoze, gjendet Artur Rrapaj. Me sa mbaj mend unë, ky Rrapaj rirnte në një nga vilat e Gatos, sepse kishte paprekshmëri.

Gjatë kontrollit në banesë, nuk ishte një nga njerëizt në krye të narkotrafikut shqiptar atje. Është fakt, që gjatë kontrollit që është bërë në vilën e Gatos, është gjetur edhe 330 mijë dollarë.

Episodi i dytë që ka të bëjë me shqiptarët, është fakti që sapo ka shpërthyer një skandal. Mediat e akuzojnë presidentin e vendit, që është i djathtë, që banon në një lagje luksoze ku janë dhe shqiptarët. Ai dhe rrethi i tij, akuzohen që janë korruptuar nga mafia shqiptare dhe janë ndihmuar nga mafia shqiptare, që ka bërë trafik narkotikësh dhe ka krijuar biznese të ligjshme për të mbuluar paratë.

Dritan Gjika, i njohur si biznesmen, ka qenë një nga pionerët e tregëtisë shqiptare të bananeve. Sigurisht në disa raste të kompanive shqiptare në Shqipëri janë kapur me kokainë. Ai akuzohet për evasion fiskal, se nuk ka deklaruar të ardhurat, ka 13 kompani me njerëz të afërt të presidentit.

Artur Rrapaj nuk është eksponent i rëndësishëm. Rrapaj, në atë që njohim ne këtu dhe cfarë pashë atje, nuk ishte një personazh i nivelit të lartë. Nuk i ka dhënë goditje narkotrafikut shqiptar.

Nuk ka pësuar ndonjë dëm të madh. Ata që janë atje, kur i ekspozohet emri nuk kanë të mira. Lajmi për Presidentit sigurisht nuk është lajm i mirë për ta.

Organizatat e mëdha shqiptare, që kanë vajtur në vendburim, për të maksimizuar fitimin dhe për të kontrolluar linjat e trafikut. Ekuadori është vend origjine. Në bazë të fuqisë, lidhjeve, mund të nisësh ngarkesa në Europë, Afrikë, Australi. Ngarkesa më e madhe e kapur ka qenë 7.5 ton”, deklaroi Hoxha.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news