Qeveria shqiptare ka urdhëruar kalimin e prodhimit të kartave të identitetit dhe të pasaportave në dorë të një shoqërie shtetërore të krijuar pikërisht për këtë arsye.
Vendimi i qeverisë i heq të drejtën e prodhimit të kartave dhe pasaportave kompanisë aktuale ALEAT dhe këtë e kalon në dorë të kompanisë me staf të emëruar nga qeveria.
I gjithë kalimi nga “Aleat” në një kompani që do të krijohet rishtas për vijimin e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit do të bëhet brenda vitit 2023, dhe nisja e punës pritet të jetë gushti ose shtatori i këtij viti.
Mazhoranca socialiste sapo erdhi në pushtet krijoi kompaninë e-albania e cila mori në administrim të gjitha të dhënat e shtetasve shqiptarë, kompani e cila u vu në shënjestër të hakerave iranian që publikuan të gjithë të dhënat e shtetasve shqiptar.
Kalimi i prodhimit të dokumenteve personale nga Privati tek shteti do bëhet me anë të krijimit të një shoqëri e cila si bazë të saj do të ketë një kapital prej 20 milionë lekësh të rinj.
Por ky vendim i qeverisë pak kohë më parë është komentuar nga ana e Partisë Demokratike.
Por ky vendim i qeverisë pak kohë më parë është komentuar nga ana e Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për media nga zëndhënësja e PD thuhej se: “Shtetëzimi nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, është hapi i radhës në shndërrimin e kapitalizmit të ri shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste”.
Ndër të tjera në reagimin e PD thuhej se Kalimi i këtij shërbimi në varësi të administratës së Ramës, pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe sidomos pas dështimit me e-Albanian dhe gjithë strukturën e sigurisë kibernetike, është një alarm i kuq për Shqipërinë dhe Europën.




