Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me shembjen me tritol të një hoteli në Sarandë dy net më parë.
E ftuar në studio, gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se kjo ngjarje mund të konsiderohet si dështim i sistemit të drejtësisë ku për 21 vite në proces gjyqësor nuk i është dhënë një vendim përfundimtar konfliktit mes bashkëpronarëve.
Shpërthimi ndodhi në 05:15 minuta. 35 sekonda më vonë aty kalon një automjet. 30 sekonda më parë të kalonte aty do kishim një tragjedi. makina ngadalëson shikon ç’po ndodh dhe më pas largohet.
Ky është një mosfunksionim i drejtësisë. 20 vite proces gjyqësor që bashkëpronarët nuk kanë gjetur drejtësi”, tha ajo.




