Shqipëria gjendjet në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh. Rama, ministrat e tij, këshilltarët e tij janë të implikuar në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA për sigurinë e këtij vendi, dhe sigurinë e vendeve të lira. Prej muajsh një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, email, udhëtimi mes ish-zyrtarit të FBI-së, Dorjan Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës. Skandali shpërtheu në mënyrë të fuqishme pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së”- tha Berisha.
16 deputetët e grupimit të Berishës kanë kërkuar të futet në rend të ditës të seancës së kësaj të enjteje në Kuvend çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal.
“Ne qëndrojmë këtu deri, nuk lëvizim, po deshe ti deri pasnesër në drekë”, u shpreh Berisha, i cili së bashku me debutetët demokratë qëndrojnë në foltoren e Kuvendit.
Berisha u shpreh se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në Amerikë për këtë çështje.
“Shqipëria gjendet çdo ditë në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh. Kryeministri, ministrat e tij, këshilltarë të tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive, në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira. Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo udhëtimi, midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj në mënyrë të përsëritur Edi Ramën. Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar ka keqshfrytëzuar një njeri të pamoral, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Sot nuk mund të ketë debat tjetër në Parlament veç këtij debati. Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në Amerikë.




