21 Janari, Elisabeta Imeraj: Politika po terrorizon prokurorët

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj deklaroi se po politika po ushtron terror ndaj prokurorëve të cilët kanë në dorë çështjen e 21 janarit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj nënvizoi se prokuroria është treguar e hapur për të kryer një hetim.

Sipas saj, nuk ka prokuror në Prokurorinë e Tiranës, që nuk ka vullnet për të hetuar këtë çështje.

“Pse u krijohet një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë në dorë çështjen e 21 janarit? Prokuroria është treguar e hapur për ta rifilluar hetimin. Nuk besoj se ka prokuror në Prokurorinë e Tiranës që nuk ka vullnet ta hetojë 21 janarin.

Në fund të ditës, ky është misioni dhe funksioni të cilën kanë marrë përsipër ta kryejnë”, theksoi ajo.

 

 

 

 

 

Share it :