31-vjeçarit shqiptar iu mor zemra në një spital në Spanjë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë! E motra: Pse heshtin autoritetet shqiptare?!

Kanë kaluar 2 vite nga vdekja në mënyrë misterioze e të riu shqiptar në spitalin e Spanjës, por familja Sula ende nuk ka një përgjigje sesi vdiq djali i tyre. E motra e Saimir Sulës, Majlinda Sula protestoi sërish sot para Ministrisë së Drejtësisë, pasi kërkon nga autoritetet shqiptare të reagojnë. Në mbështetje të saj ishin edhe familjarë, por edhe qytetarë të tjerë. Majlinda Sula thotë se nuk e kupton arsyen për ministri i Drejtësisë dhe kryeministri Edi Rama heshtin përballë vrasjes makabër të vëllait të saj.

 

Majlinda Sula kërkon që Ministria e Drejtësisë t’i bëjë kërkesë autoriteteve spanjolle që ta sjellin në Shqipëri zemrën për të cilën Spanja pretendon se i përket Saimir Sulës dhe t’i bëhet testi i ADN-së. Majlinda shprehet se Manja nuk i përgjigjet kërkesa të tyre, ndërsa hedh akuza se në spitali në Spanjë ku ka qenë i shtruar vëllai i saj ka kryer trafik organesh.

 

Nga ana tjetër as autoritetet spanjolle nuk kanë pranuar që të kryhet testi i ADN-së, për të përcaktuar nëse ajo zemër i përket Saimir Sulës apo jo. Për këtë, e mora i është drejtuar gjykatës atje, por edhe nëse gjykata kërkon testin e ADN-së, e motra e tij nuk ka besim tek autoritetet spanjolle. Prandaj ajo kërkon që përveç testin në Spanjë, Ministria e Drejtësisë duhet të kërkojë që zemra të sillet në Shqipëri.

Kemi kërkuar testin. Pasi bëmë autopsinë e dytë në Shqipëri, u nis denoncimi për trafik organesh, dolën me pretendimin se zemra është e 22 prillit, më 22 prill ai ka qenë gjallë. Ne kërkojmë AND dhe autoritetet spanjolle nuk pranojnë të bëjnë AND. Apeli duhet të rihapë rastin për të bërë AND. Manja nuk i përgjigjet kërkesave tona. Kemi kërkuar që zemra të sillet në Shqipëri. I kërkuam Manjës që t’i bënte një kërkesa autoriteteve spanjolle që zemra të sillej në Shqipëri dhe të bëhej AND këtu. Duke qenë se atje u vra, u fsheh zemra, atje mund edhe të falsifikohet ADN. Nëse apeli pranon kërkesën e ADN, do jenë të detyruar ta falsifikojnë, si do e justifikojnë, se ajo e 22 prillit nuk është zemra e Saimirit.

 

Kam të drejtë të di ku është zemra. Para një viti kur e kam takuar, ka qenë ditë pushimi. Nuk e di pse zgjodhi një ditë pushimi, gati një orë takim. Dola e kënaqur se dukej shumë i kujdesshëm, më përqafoi, më premtoi. Dola nga aty më bëri block. Është një rast i jashtëzakonshëm ku zoti Rama nuk mund të heshtë. Duket e habitshme që në 30 muaj Rama hesht dhe nuk ka kohë në 30 minuta të takojë familjen. Kam të drejtë të di ku është zemra e Sajmirit. Di vazhdoj dhe nuk do lodhem kurrë. Eridana Cano më ka telefonuar duke më thënë, mos deshe takim. I kam bërë kërkesë Ramës për ta takuar, jo zonjës Eridana Cano. Kryeministri nuk ka kohë për një rast të trafikimit të organeve. Kjo zvarritje për 30 minuta flet. Nuk e di se ca manipulimi mund të ketë nëpërmjet Ramës dhe seancës. Shqipëria akuzon Spanjës për trafik organesh, si mund t’u thuash bëjë ADN në institucionin tuaj”, tha Majlinda Sula.

Në mungesë të reagimit edhe nga ana e institucioneve spanjolle, e motra e Saimir Sulës paralajmëroi një protestë në Bruksel të dielën e parë të muajit shkurt.

Javën e parë të shkurtit, të dielën e parë të shkurtit, Minoriteti shqiptar proteston në Bruksel për zvarritjen e çështjes. Do protestojmë në Bruksel. Duke qenë se Spanja është pjesë e BE dhe Shqipëria do që të hyjë në BE, por duhet të zgjidhin problemin e trafikut të organeve. Ne do denoncojmë në derën e Bashkimit Europian.”, tha ajo.

 

Protesta më pas u zhvendos para kryeministrisë, ku qytetarët bënë thirrje që të bëhet drejtësi për Saimirin, ndërsa akuzuan autoritetet shqiptare se nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit.

 

“Turp. Me ç’të drejtë mburreni dhe shkoni jashtë. Ju nuk i kërkoni shqiptarëve të drejtën, mundësinë që të kenë dinjitet. E shkatërruar këtë vend.

 

Drejtësi për Saimirin”, thanë qytetarët.

 

 

 

 

 

 

Share it :