’21 janari’/ Gjokutaj: Ligjin për përdorimin e armëve e ka miratuar PS! 

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në SYRI TV ka folur për 12 vjetorin nga sulmi i dhunshshëm mbi Kryeministrinë me 21 janar të organizuar nga Partia Socialiste dhe përgjimin e dalë në media.

 

Gjokutaj ka kujtuar se ligjin për përdorimin e armëve e ka miratuar PS në vitin 1998.

Gjithashtu avokati është ndalur edhe te rasti i goditjes së derës së Kryeministrisë nga një automjet duke theksuar se aty kanë qënë të gjitha nenet e ligjit për përdorimin e armëve.

Gjokutaj: Ai nuk është përgjim në kuptimin që njeh ligji. Personat që e servirin dyshoj se nuk e kanë idenë se çfarë është përgjimi çfarë përmban ai material dhe se si ka vijuar mekanizmi i 21 janarit atë ditë.

Kam lexuar sot në media zbardhjen e atij përgjimi. Po e marr të mirëqenë tekstin dhe del që Ndrea Prendi i thotë bëhuni gati dhe mbani armët që të qëlloni në ajër. Nëse në orën 12 e 30 mitingu i 21 janarit kanë filluar të mblidhen njerëzit para selisë së Kryeministrisë, forcat e Gardës kanë qenë aty që në orën 10, pasi protesta ka qenë e njoftuar.

 

Garda e ka me rregullore dhe e detyron ligji që para se të dislokohen në objektet të cilat mund të jenë objekt sulmi nga turma apo njerëz të armatosur, bëhet një instruktazh për formën dhe përshkallëzimin e përdorimit të mjeteve.

 

Ky ligj ka dalë në vitin 1998 të bërë nga PS me rastin e vrasjes së deputeti Azem Hajdari kur u sulmua Kryeministria pasi ishte për herë të parë dhe u konstatuar se ligji për përdorimin e armëve nga Garda kishte mangësi dhe ligjvënësit morën iniciativën dhe u hartua ky ligj që kemi sot.

 

Forca e Gardës së Republikës janë forca të tepër të trajnuara dhe e kanë të qartë rregulloren dhe përdorimin e armëve. Sipas rregullores, kur turma mësyn institucionin bëhet thirrja me megafon dhe nëse turma nuk reagon atëherë gjuhet në ajer me plumba manovër.

 

Policia atë ditë e ka lënë objektin dhe Kryeministria është ruajtur nga 80 gardistë. Makina e ujit nuk kishin ujë për të shpërndarë turmën, nga mbrapa Kuvendit mbusheshin shishet me molotov. Ajo që bën çudinë më të madhe është futja e një Mercedez Benzi që goditi derën e Kryeministrisë, kur në turmë nuk mund të fusje dot asnjë biçikletë.

 

Pra, goditja e Kryeministrisë me një automjet aty kanë qenë të gjitha nenet e ligjit për përdorimin e armëve për t’u zbatuar dhe aty Ndrea Prendi ka thënë mos qëlloni.

 

 

 

 

Share it :