Kreu i PL Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’ ne Vizion Plus tha se në një vend ku skandalet mbivendosen njëri mbi tjetrin, pa asnjë diskutim që situata nuk mund të jetë normale, përfshirë dhe Parlamentin dhe për më tepër në një Parlament të kontrolluar totalisht nga kryeministri aktual.
“I cili në mënyrat më mafioze përpiqet të bllokojë dhe kontrollin e opozitës në Parlament, e cila duhet të garantojë dhe llogaridhënien e qeverisë. Po kjo është një situatë që ka kohë që ndeshemi. Për 4 muaj do të kemi një ballafaqim. Një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer pluralizmin politik në pushtetin vendor. Kemi një kontroll të plotë nga mazhoranca aktuale, përfshirë dhe në këshillat vendor. Opozita shkon në zgjedhje me vëtdijen që përballë saj nuk është Partia Socialiste por shteti i kapur i rilindjes. Kjo na ndërgjegjëson për vështirësitë po nuk na dekurajon për ndryshimin që do të sjëllë vota e 14 majit.
Opozita ka nga një kandidat në ccdo bashki, se cfarë nxjerr Rilindja nuk është puna jonë. Problemi është Lulizm Basha i cili vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës, kërkon të uzurpojë vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar regjistrimin në gjykatë. Kjo ndërhyrje do të kthehet në boomerang.”




