Nga Endrit Braimllari
Partia e Lirisë ka vënë në dijeni me fakte dhe dokumenta SPAK-un, mbi pazaret e Erion Velisë për të mos marrë qindra apartamente të gatshme, ashtu siç e kërkon ligji për shtresat në nevojë me qëllim strehim e tyre.
Ligji e përcakton qartë që ndërtuesit duhet të japin sipërfaqe banimi dhe jo para.
Nga të dhënat që ne disponojmë, janë të paktën 25 mijë metra katrorë ndërtim që Bashkia e Tiranës duhet t’i merrte për familjet e pastreha.
14 Maji do të jetë dita e llogaridhënies për Erion Velinë mbi abuzimet me taksat e qytetarëve, paligjshmërinë dhe hajdutërinë e tij.




