Sot me te forte se kurre/ Berisha: Diplomatë të korruptuar u vërsulën për të shkatërruar PD-në

Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne,” tha Berisha.

Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske. U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin PD-në. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.

Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona.

Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në. Ja ku jemi, më krenarë se kurrë,” tha Berisha.

Share it :