Vendimi për përjashtimin nga grupi të 4 deputetëve, Paloka: Alibeaj hoqi përfundimisht maskën

Vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë nga grupi parlamentar demokrat ka shkaktuar reagime të forta. Janë disa deputetë që kanë reaguar për këtë vendim përmes rrjeteve sociale, por edhe në deklarata për mediet.

Edi Paloka e cilësoi këtë vendim si një heqje të maskës së Alibeajt që tregoi se punon për Ramën.

“Ky akt nuk di çfarë emri t’i vë, është vendim më se i turpshëm me një mungesë totale dinjiteti nga ai zotëria, por edhe politikisht është heqja përfundimtare e maskave”, tha Paloka.

Share it :