Shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit në rrugë ka çuar në përplasjen fatale ndërmjet dy makinave në vendin e quajtur Fushë-Gjoricë në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë. Burime bëjnë me dije se 3 viktimat, dhe konkretisht kanë humbur jetën K. Istrefi, M. Istrefi të dy vëllezër nga Maqellara dhe Lulzime Istrefi. Dy vëllezërit gjetën vdekjen në vend, ndërsa Lulzimja vdiq në spitalin e Bulqizës.
Bulqizë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




