“Ai di diçka, por nuk flet”, 2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmia e re “kthesë” në hetime: Artemisi u pa në…

Autoritetet greke kanë qenë në gatishmëri kërkimesh 24 orët e fundit , dy vite pas zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili, e cila është zhdukur nga Koropi dhe familja ende e kërkon.

Rasti është sërish në faqen e parë të gazetave dhe në fokus të mediave pas dëshmisë të nxjerrë në dritë nga emisioni “Dritë në tunel”, sipas së cilës Artemis është parë në plazhin e Agia Marinës një ditë pas zhdukjes së saj, të premten, 16 tetor 2020.

E reja e zhdukur thuhet se ishte ulur e vetme në një stol. Kjo dëshmi konsiderohet e fortë dhe i jep një kthesë të re hetimeve të Policisë të “mbytur” tashmë prej dy vitesh, ndërkohë që nuk ishte kërkuar asnjëherë në këtë zonë.

Avokati i familjes, Anastasios Dugas, u shpreh: Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zonë.

Share it :