Moti/ Vranësira dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira.

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore dhe Juglindore.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 1-8m/sek, nga verilindja –veriperëndimi duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Share it :