Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”/ Malltezi: Balla të shkojë në kokërr të burgut për kallëzim të rremë. Pronat janë kthyer me ligj,

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar çështja e hetimeve të SPAK për procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, që u kthye në vëmendje pas thirrjes në cilësinë e deklaruesit të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Zërat janë që në SPAK do të thirret edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, i cili nga studio kërkoi që kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili ka bërë padinë, duhet të dërgohet në burg për kallëzim të rremë.

Malltezi gjithashtu deklaroi se deri më sot nuk është thirrur nga SPAK, por nëse diçka e tillë do të ndodhte ai do të paraqitej pa asnjë dyshim.

 

 

 

Share it :