Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin –Rrogozhinë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së dy makinave kokë” më “kokë”, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mesohet se viktima është punonjës i shërbimit zjarrfikës Peqin, A. Tufa 49 vjeç.

Ndërkohë dy personat e plagosur janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Share it :