Urdhri i prokurorisë, Meta publikon komentin e gazetarit dhe pohon: Frikësimi i mediave, synon të mbrojë përgjegjësit e cënimit të sigurisë

Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien.

Kreu i PL Ilir Meta ka publikuar shkrimin e gazetarit Lutfi Dervishi i cili pohon se siguria e vendit nuk cenohet nga gazetarët.

“Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare.

Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare.

Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias.”, tha Meta.

Share it :