“Në kufijtë e absurdit logjik”, e ka cilësuar deputeti Belind Këlliçi deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha ditën e djeshme pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.
“Deklaratë në kufijtë e absurdit logjik. S’e di ku e gjen kurajon pa iu dridhur qerpiku. Me këto deklarata po i bën dëm vetëm PD. Sa më gjatë ta zgjasë aq në mënyrë të turpshme do mbahet mend si dështimi më spektakolar i një dështimi të një personaliteti politik në Shqipëri.
S’e di si mund t’i bëjë këto deklarata. Basha është një individ që në 4 vitet e fundit vetëm emëron shkarkon, se njeh institucionin e garës dhe të dorëheqjes”, tha ai në ABC News.




