sh-studentja e Dhjetorit dhe një nga themelueset e Partisë Demokratike, Ilenja Mëhilli, e ftuar në emisionin Task Force ka folur për zhvillimet e fundit në PD.
Mëhilli thekson se drejtuesit e Partisë Demokratike sot nuk kanë ideale, duke shtuar se vetëm Foltorja mund të ringrejë Partinë Demokratike dhe kështu PD të mund të shpresojë që të vijë në pushtet. Sipas Mëhillit, me Bashën PD ka pasur vetëm dështime.
I ftuar në Task Force ishte edhe ishte edhe anëtari i ‘Grupim Dhjetor ’90’ Bislim Ahmetaj. Ai është shprehur se sot demokracia në Shqipëri nuk është funksionale. Ahmetaj ka theksuar se rreshtimi i opozitës në krah të qeverisë po rrezikon edhe më tej lirinë e qytetarëve.
Në Ditën e Rinisë u zhvilluan homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit, ndërsa u rikthye në vëmendje edhe hovi që përmbysi diktaturën në vendin tonë duke sjellë demokracinë, e cila sot është më e rrezikuar se asnjëherë.




