Deputeti demokrat Edmond Spaho flet në një intervistë për gazetën “Standard” mbi zhvillimet e fundit në PD, ku e cilëson vendimmarrjen e Bashës për përjashtimin e Berishës si një veprim tejte të gabuar. “Nje drejtues qe ka humbur kater pale zgjedhje, me perjashtimin e z. Berisha, ne kushtet kur Basha eshte shprehur qe z. Berisha eshte i pafajshem, e derdhi kazanin dhe anetaresia e Partise eshte revoltuar me te. “, tha Spaho.
Po ashtu në intervistë deputeti i PD-së theksoi se “Foltorja” ka shkundur partinë, ndërsa Berish sipas tij aka moralin, kapacitetin, influencen, integritetin dhe vullnetin per ti shkuar gjerave deri ne fund. “Kjo levizje ka ne thelb nevojen per transformim rrenjesor te PD”
Lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, Spaho tha se ai do të b;lidhet dhe se cdo deklratë e Bashës është e pakuptimtë. Sipas tij Kuvendi nuk do marrë në shqyrtim asnjë vendim të DASH, përkundrazi ai do merret me vendimin e Bashës i cili në thyerje të statutit vendosi përjashtimin e Berishës në mënyrë individuale.
1-Një prej vendimeve që ka sjellë pasoja të forta brenda rradhëve të demokratëve ishte ai i kryetarit të partisë Basha për përjashtimin e liderit historik Berisha nga grupi parlamentar. Ju si e gjykoni këtë vendimmarrje të z.Basha?
E gjykoj teper te gabuar. Eshte vendim personal i z. Basha i pa konsultuar me asnje strukture te Partise Demokratike. Ai eshte paralajmeruar qe ky vendim eshte i gabuar, do te kete efekte te renda ne bazen e Partise dhe ai personalisht do te mbaje pergjegjesi.
Zoti Basha eshte mesuar qe cdo vendim me rendesi thelbesore per PD ta marre mbi baza individuale dhe t’ja imponoje te gjithe organizmave te PD. Keshtu ka vepruar me vendimin per t’u terhequr nga reforma per ndarjen territoriale, reforma ne Drejtesi, marreveshjen e Majit 2017, lenien e mandateve, mos
hyrjen ne zgjedhjet lokale te vitit 2019 dhe disa vendime te tjera te rendesishme.
Nje drejtues qe ka humbur kater pale zgjedhje, me perjashtimin e z. Berisha, ne kushtet kur Basha eshte shprehur qe z. Berisha eshte i pafajshem, e derdhi kazanin dhe anetaresia e Partise eshte revoltuar me te.
Zoti Basha duhet ti hape rruge transformimit dhe demokratizimit te PD, proces te cilin ai u tregua i pazoti per ta realizuar dhe cuar ne fitore subjektin tone. Me e mira eshte te dorehiqet dhe te largohet me nje fare nderi.
2-Ndërkohë z.Berisha ka ndërmarrë një inicitivë të emërtuar si “Foltorja” ku ka nisur diskutimin në cdo qark e qytet të vendit për të folur hapur me demokratët si edhe në kuadër të mbledhjes së firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Si e shihni këtë hap të ish-kryeministrit?
Partia Demokratike kishte nevoje prej kohesh per nje shkundje te tille te cilen ne PD mund ta shkaktonte vetem zoti Berisha pasi ai ka moralin, kapacitetitn, influencen, integritetin, kurajon, vullnetin per ti shkuar gjerave deri ne fund. Kjo levizje ka ne thelb nevojen per transformim rrenjesor te PD qe nga nje bunker autokratik qe e ka katandisur z. Basha te demokratizohet, aftesohet dhe unifikohet per tu bere e afte te fitoje zgjedhjet dhe te rrezoje rregjimin e Rames.
Mbeshtetja masive qe baza e Partise po i jep Foltores se Z. Berisha po tregon se antaresia po sheh lindjen e shpreses ne fitoren e PD ne zgjedhje. Antaresia dhe militantet ne PD e dine qe me Berishen kane fituar kater here vetem zgjedhjet e pergjitheshme kurse me Bashen kane humbur kater here. Zoti Berisha ka treguar integritetin e nje politikani kalibri kur dhe doreheqjen nga posti i Presidentit te Republikes ne vitin 1997 pas revolucionit te armatosur te kuq si dhe kur dha doreheqjen pas humbjes se zgjedhjeve ne vitin 2013.
Zoteria qe pretendon qe te vazhdoje te na udheheqë, ne shtator te vitit 2017 i ka thene Rames ne Parlament: kur ma hedh nje here eshte faji yt, kur ma hedh dy here eshte faji im. Rama ja ka hedhur ketij ne kater pale zgjedhje dhe ne dy marreveshje te bera me te ne vitin 2017 dhe 2020 per reformen zgjedhore te zgjedhjeve te 25 Prillit.
3-Një pjesë e mirë e deputetëve demokratë po mbështesin “Foltoren”, mes tyre edhe ju. Fillimisht z.Basha mori masa ndaj z.Noka duke I hequr postin e nënkrytarit të komisionit të sigurisë, ndërsa e paralajmëroi edhe për përjashtim nga grupi. A mendoni se të njejtin fat do keni edhe ju? Ndërkaq si e cilësoni këtë politikë të përjashtimit?
Politika e perjashtimit tregon mentalitetin bizantin te z. Basha. Ai nuk ka asnje lidhje me boten dhe sjelljen perendimore dhe aq me pak me ate te nje politikani europian. Per te ka rendesi karrigia e tij. Le te mbetet ne opozite, nuk i prish pune, sa kohe qe punet personale i shkojne mbroth.
Politika e perjashtimeve nuk me tremb. Sot kam arritur moshen dhe pjekurine politike qe mbi interesin tim personal qendron ne rradhe te pare interesi i vendit dhe i PD.
4-Nga ana e tij z.Basha vazhdimisht ka theksuar në publik se nuk do të lejojë mbajtjen e një Kuvendi që sipas tij vë në diskutim një vendimmarrje të partnerëve amerikanë. Ju si besoni, a do mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe nëse po, si?!
Kuvendi nuk ka ne plan te marre ne diskutim ndonje vendimarrje amerikane. Nuk ka te drejte nje parti politike ne Shqiperi te marre ne shqyrtim dhe te votoje vendime te Departamentit te Shtetit. As na ka shkuar ndonje here ne mendje te bejme dicka te tille. Kjo eshte propogande banale e z. Basha per te justifikuar qendrimin e tij e per te ruajtur karrigen e tij.
Kuvendi do marre ne shqyrtim ndryshimet ne statut, do analizoje veprimet e kryetarit dhe antaresia do te vendose me vote per fatin e tij politik.
Ne se do shihni statutin e PD te miratuar ne korrik te vitit 2021, neni 43 percakton qe organi me i larte vendimarres ne PD eshte Kuvendi Kombetar. Si do mundet nje strukture e nje niveli me te ulet si Kryetari, Kryesia apo Keshilli Kombetar ti kundervihen nje organizmi qe qendron mbi ta? 25% e delegateve te Kuvendit Kombetar vendosin vetmbledhjen e Kuvendit dhe 15% e tyre percaktojne rendin e punes te Kuvendit. Kur anetaresia e Partise nuk te do nuk mund te kapesh pas karriges dhe pretendosh te jesh Kryetar i vules.
5- A do të përfshihet në axhendën e pritshme të Kuvendit Kombëtar votimi për shkarkimin e z.Basha si kryetar partie? Po ndryshimi i statutit?!
Sikurse thashe me siper, Kuvendi do te marre ne shqyrtim ndryshimet statutore dhe mbi bazen e asaj qe do miratohet ne Kuvend do te procedohet me Kryetarin e vules.
6-A keni një koment për propozimin e PD-së për vetting të politikanëve? Pse erdhi pikërisht në këtë kohë dhe nëse ka, cilat janë synimet e Bashës që fshihen pas kësaj kërkese?
Propozimi per vetingun e politikaneve eshte propozim demagogjik me synim largimin e vemendjes nga foltorja e Berishes dhe trembjen e kundershtareve te tij ne PD.
Vetingun e politikaneve te propozuar nga ne ne vitin 2018, identikisht i njejte me propozimin e para disa diteve, e ka rrezuar Komisioni i Venecias plotesisht si nje tentative per te rrezuar rendin demokratik dhe instaluar organizma hetuese te kohes se diktatures. Komisioni Venecias ka refuzuar SPAK si organizem per te bere vetingun e politikaneve pasi SPAK eshte organizem i hetimit penal.
Kjo tentative e z. Basha ka mbeshtetjen e z. Rama, i cili beson se do ja hedh edhe nje here tjeter Bashes duke i marre zgjatjen e afatit per vetingun ne sistemin e drejtesise, per te shtene ne kontroll edhe ate pjese qe nuk ka mundur akoma ta kontrolloje. Ne kembim do ti jape disa kokrra fiq.
INTERVISTA eshte eskluzive e gazetes “Standard”




