Manchester City arrin blerjen rekord në Premier League, Grealish kthehet në “qytetar” për shifrën e…

Manchester City-Grealish çdo gjë e përfunduar. Klubi anglez do të paguajë 100 milionë paund plot 139 milionë euro, për mesfushorin e Aston Villa-s, Jack Grealish, me zyrtarizimin që pritet të vijë së shpejti.

Kampionët e Premier League kishin bërë një ofertë për futbollistin e kombëtares angleze që në fund të korrikut, me lojtarin që ndodhet në Manchester për firmën. Sipas medieve britanike, gjithçka pritet të kompletohet para përballjes së Citizens në Community Shield këtë të shtunë me Leicesterin.

Një transferim i destinuar për të bërë histori në Premier League, duke pasur parasysh se kurrë më parë një shifër e tillë nuk është shpenzuar nga klubet angleze. Rekordi i mëparshëm ishte ai i Paul Pogba, i paguar 89 milionë paund (104 milionë euro) Juventusit nga Manchester United.

Share it :