Mjeku Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion ka fituar të drejtën për të dhënë mësim si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Pavarësisht akuzave për korrupsion, Prifti ka fituar të drejtën e tij në Gjykatën e Apelit për tu rikthyer në detyrë, si pedagog.
Ndërsa kërkesën për tu rikthyer si kardio-kirurg, Apeli ia ka rrëzuar duke e lënë Priftin jashtë dyerve të spitalit.
Mjekiut kardiolog iu sekuestruan 380 mijë euro dhe u vu nën hetim me dyshimin për evazion fiskal e korrupsion ne radhët e bluzave. Prifti po hetohet dhe për patrim parash pasi akuzohet se paraqiste fatura false për të mos paguar tatime.




