Operacioni i RENEA-s/ Si e keqtrajtoi në servisin e tij Seit Manahasa pengun

Seit Manahasa është arrestuar në një operacion të zhvilluar nga forcat RENEA në Peqin.

Mësohet se i arrestuari akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka keqtrajtuar një person.

Ngjarja ka ndodhur në biznesin e personit të dhunuar në aksin Elbasan-Peqin.

Ka qenë pikërisht i dhunuari i cili, pasi është lënë i lirë ka bërë kallëzim në policinë e Elbasanit ku më pas edhe është organizuar puna për kapjen e Seit Manahasas.

Manahasa një vit më parë ka qenë i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :