Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë…

Ka pasur një dyndje të madhe të automjeteve nga Kosova në  pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Qytetarët nga Kosova i janë drejtuar më së shumti bregdetit duek përfituar nga përmirësimi i motit.

Në kushtet kur turistët e huaj janë penguar për shkak të pandemisë, duket se edhe këtë pranverë e verë, do të jenë qytetarët nga Kosova që do ta mbajnë gjallë turizmin dhe biznesin e hotelerisë në vendin tonë.

Policia Kufitare në të dy anët e kufirit ka punuar me kapacitet të plotë për të shmangur radhët.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :