Pas akuzave të Taulant Ballës, se PD bashkë me FRPD, ka organizuar thyerjen e xhamave të PS-së, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i kryetarit Belind Këlliçi.
Këlliçi i referohet si sharrxhi shpyllëzues dhe servil i Nanos, i Ramës dhe i të tjerëve, i cili dikur hipte mbi kokat e policëve dhe sot ngre gishtin mbi të rinjtë demokratë.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Taulant o sharrxhi shpyllëzues! O servil i Nanos, i Ramës dhe i të tjerëve që do vijnë pas tyre! Sa vite arsim kanë mbi supe djemtë e vajzat e FRPD ti s’i ke vite pune. Ti që dikur hipje mbi kokat e policëve, ke guximin të ngresh gishtin tregues mbi të rinjtë demokratë! #DrejtesiPerKlodianin




