Të mërkurën, presidenti Donald Turmp i kërkoi Gjykatës Supreme të bllokojë miliona vota në shtete kyçe që zgjodhën Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Trump i kërkon gjykatës të ndërhyjë në një padi të ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, i cili kërkon të zhvlerësojë miliona vota të hedhura në Xhorxhia, Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin.
Presidenti iu drejtua Gjykatës Supreme një ditë pasi Gjykata Supreme e Pensilvanisë i mohoi të drejtën republikanëve për të bllokuar certifikimin e rezultatit zgjedhor, me pretendimin se duheshin anuluar votat me postë.
Deri tani, të 50 shtetet, si edhe Distrikti i Kolumbias, e kanë certifikuar rezultatin zgjedhor që dërgon Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë për një mandat katërvjeçar, duke nisur nga 20 janari 2021.




