Rama në vendin e krimit, Biberaj: Kulmi i hipokrizisë! Të vret natën dhe të qan ditën, siç bënë komunistët për 50 vjet!

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Aleksandër Biberaj , nepermjet nje postimi ne Facebook, ka reaguar ashper per viziten e Ramës ne familjen e viktimes Klodian Rasha.
Biberaj shkruan se ky eshte kulmi i hipokrizise, te vrasin diten e te qajne naten siç bënë komunistët për 50 vjet!
Postimi i plote:
Te dashur miq,
Ndodhi ajo qe edhe pritej, i sapokthyer nga pazaret dhe lobingjet personale ne SHBA, Edi Rama ka nxituar te shkoje tek vendi i krimit, ku para 48 oresh, policia e inkriminuar e tij, e frymezuar nga arroganca, prepotenca, c’ekuilibrimi dhe dhuna verbale e tij ndaj qytetareve shqiptare, dhunoi dhe vrau 25 vjecarin Klodjan Rasha ne deren e shtepise se tij. Akoma deri tani asnje autoritet publik nuk ka kerkuar falje per kete krim shteteror, nderkohe qe policia e shtetit ka genjyer dhe mashtruar me deklaratat e saj fallco. Kjo vizite eshte show i radhes i inicuesit, frymezuesit dhe sponsorizuesit te cdo akti dhune te segmenteve te inkriminuara shteterore ndaj qytetareve shqqiptare! Fundi i Edi Rames eshte i shpejte dhe i pa-shmangshem!
Share it :