Plas keq debati mes Hajdarit dhe Zekthit: Nuk kam asnjë ngarkesë emocionale, nëse ju dogji ajo çfarë thashë, mbajeni…

Debate te shumta kane shperthyer në Open  teksa po diskutohet për mundësitë që ka Rama për të marrë një mandat të tretë.

Një debat i fortë u zhvillua mes Rudina Hajdarit dhe Fitim Zekthit. Debati nis kur Hajdari tha se ka disa analistë që duan dalin në media për të marrë ndonjë post.

 

Pjesë nga debati:

Rudina Hajdari: Cila është arsyeja që Rama është bërë i tillë? Unë jam e drejtpërdrejtë, jo disa analistë që dalin në media, thonë nuk jemi opozitë për të marrë ndonjë post.

Fitim Zekthi: Unë njihem si njeri që nuk zihem me njerëzit kot, ruaj etikën dhe kam qasje të qarta…mos m’u drejto mua me atë gjuhë

Rudina Hajdari: Më jep një përgjigje

Fitim Zekthi: Rama është bërë ashtu siç është bërë nga euforia e tij e pafundme, nga mungesa e racios politike, mos më perifrazo mua gabim të lutem…

Rudina Hajdari: Dhe ku ishte Opozita këtu? Ajo pseudo Opozita që la mandatet dhe iku. Ore se është bërë kjo çështja e etikës, kshu sikur…etikë është të bësh atë që thua. Unë atë bëj.

Eni Vasili: Mos e ktheni në debat personal, takohuni dhe sqarohuni tek kafja.

Fitim Zekthi: Nuk kam asnjë ngarkesë emocionale ndaj askujt.

Rudina Hajdari: Unë nuk përmenda emra, nëse ju dogji, mbajeni.

Fitim Zekthi: Por çfarë përfitoj unë pra ma thuaj? Hë çfarë përfitoj…

Rudina Hajdari: Ore s’përmenda emër

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :