Liderja e opozitës në Biellorusi e thotë troç: Rama nuk ka asnjë shans të bisedojë me Lukashenkon, vetëm nëse …

Pas dy orësh bisedime në ambasadën italiane në Vilnius në Lituani, mes deputetes se PD, Lia Quartapelle dhe Laura Boldrini, me kryeopozitaren bielloruse, Svetlana Tikhanovskaya, kjo e fundit, kundërshtarja më e fortë e Lukashenkos, u ka konfirmuar deputeteve italiane se kërkon ti mbajë të hapura kanalet e komunikimit me Moskën.

Por gjithmonë sipas saj ka një tentativë ndërmjetësimi që ‘shikon OSBE-në si protagoniste’.

‘Lukashenko nuk i përgjigjet në telefon askujt, vetëm Putinit. Shpresa është atëherë që Rama (Kryetar i radhës i OSBE-së) të arrijë të flasë me të gjatë ndeshjes Biellorusi-Shqipëri që do të luhet në Minsk më 4 shtator’,- tha Tikhanovskaya

Share it :