Kosovë/ 112 raste pozitive dhe 6 viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 viktima nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 131 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, numri i rasteve aktive është 3.251.

Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 personat e dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 539 viktima.

Share it :