Ironia e gazetarit: Pasi u bë njësh me hallet e njerëzve, Rama i futi një darkë me haviar

Kryeministri Edi Rama, që ka themeluar turizmin politik, ku qeveria dhe drejtuesit e PS i braktisin zyrat e shtetit për t’i bërë takimet në resorte luksoze, mbajti një fjalim sot në mbrëmje nga një kompleks turistik në Elbasan.

“Duhet të pyesim secili veten, jo se çfarë do të bëjë Partia Socialiste për mua, por se çfarë do të bëjmë ne për të,” tha Rama.

Pas fjalimit, nis ahengu. Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këtë fakt përmes një postimi në FB.

“Pasi bëri këto muhabetet kështu që ne duhet të bëjmë më shumë për Shqipërinë, duhet të bëhemi njësh me hallet e njerëzve, më the e të thashë, vajti ia futi një darkë me haviar dhe Sasiçaia në Elbasan.

Ore janë të rënda hallet kur je në pushtet. Ndaj mos pyet çfarë bëri pushteti për mua. Por pyet, çfarë çova në shtëpi sot,” shkruan Tomorri.

Share it :