100 plumbat e Rilindjes

Erges Eskiu

Kur të njëjtët kriminel godasin me kaq lehtësi dhe arrogancë dhe të njëjtën familje në harkun e shtatë ditëve duke shkarkuar mbi 100 plumba, vetëm tre mundësi më vijnë në mendje dhe normalisht s’mund të ketë të tjera. E para policia e qytetit atje është e paaftë për të parandaluar aktivitetin kriminal dhe për rrjedhojë duhen ndryshuar gjithë struktura drejtuese e degës Pogradec? E dyta policia është e pafuqishme përballë elementeve kriminal në qytet pasi ata kanë mbrojtje politike? E treta është vetë struktura drejtuese e policisë i cili është shkrepësja e vertetë i 100 plumbave mbi hotelin e mirënjohur në Tushemisht?! Në mendimin tim është lidhja e ngushtë e pushtetit me krimin, që ngjarjet kriminale janë kthyer një përditshmëri në vendin tonë dhe kuptohet me fuqizimin e krimit, shkatërrohet ekonomia dhe alternativa e të rinjve mbetet vetëm përfitimi i menjërshëm i të ardhurave të cilat vijnë nëpërmjet krimit dhe kështu hyjmë në një rreth të tmerrshëm vicioz prej të cilit dilet dhe do të dilet vetëm më një vullnet të fortë politik si ai i qeverisë Berisha 2005-2009. Më kujtohet diku nga viti 2014 kur sapo kishin rifilluar atentatet mafioze dhe kryeministri, atëherë i ligjshëm i vendit, deklarontë paturpësisht dhë në papërgjegjshmëri të plotë se “kriminelet po eleminojnë njri-tjetrin nga frika se shumë shpejt ne do t’i arrestojmë ata dhe prandaj ata po nxitojnë të vrasin njëri-tjetrin”. Në një prononcim të dytë kriminal deklaroi: “Hënkshin kokat e njëri-tjetrit”. Pra i dashur popull, punë e madhe se po vdesin, ju mos kini merak, tani që erdhëm ne në pushtet krimi do të marrë fund sepse ata ose do vrasin njëri-tjetrin ose do i burgosim ne. Kishte njerëz të paedukuar, por kishte edhe infantil me diploma, që i besuan atë kohë, a thua se kriminelet ishin të gjithë në një ishull të izoluar dhe pasi të mbaronin luftën me njeri-tjetrin do mbetej vetëm një fitimtar i cili më pas nga mërzia se do ishte i vetëm ose do vriste vetën ose do të dorëzohej vetë dhe kështu do jetonim të gjithë të lumtur si në parajsë. Por, jo krimi dhe kriminelet janë pjesë e shoqerisë, kanë familje, kanë rrjet të gjerë, kanë trashëgimtar dhe për rrjedhojë ose luftohet prej policisë së shtetit, ndëshkohën prej institucioneve të drejtësisë dhe njëkohësisht edukohen brezat me ndjenjën e punës dhe respektin ndaj ligjit ose këtë vend e merr lumi dhe sot kemi mbërritur në pikën ku edhe kur shkojmë të pushojmë kemi frikë se mos na kap ndonji “plumb qorr” ose na del ndonji kontigjent psikiatrik me thikë në dorë e na hipën në kofanon e makinës në përpjekje për të na vrarë. Ata 100 plumbat e shkrepur nga dy kriminel të Pogradecit që terrorizojnë qytetin, pushuesit dhe godasin turizmin dhe ekonominë e vendit, nuk janë as më shumë e as më pak se vetë drejtuesit e policisë Pogradec të cilët prej 7-vitësh lejojnë të qarkullojnë lirshëm kontigjent kriminal dhe të armatosur rëndë, fytyra e Sandër Lleshajt që ka shpërfytyruar policinë e shtetit dhe e kryeministrit të paligjshëm që mban pushtetin me votat e vjedhura prej botës së krimit dhe ka shkatërruar gjithë shtetin shqiptar duke e kthyer në një narkoshtet. -Por pse e them se janë plumbat e rilindjes? Më kujtohet disa vite më parë ndodhi një atentat me bombë dhe një drejtor i tregonte vartësve të vet, në një qytet tjetër, dhe po e citoj: “Pse nuk e dinim ne kush do e hidhte bombën atje?! E dinim shumë mirë, ku e porositën, kur e morrën, nga cila doganë e futën dhe kur do hidhnin edhe prapë e lamë. Nuk ndodhë asgjë pa dijeninë e policisë së shtetit.” Dhe ka patur të drejtë, ndryshe çdo kriminel a person i papërgjegjshëm do të shkonte të bëntë atentat deri edhe kryeministrit të vendit, pa asnjë motiv përligjës, me mendimin se do ishte aq i shpejtë e i aftë t’i shpëtonte policisë së shtetit siç ndodhë nëpër filmat aksion, që shumë infantil i shohin e besojnë si të mundshme. Ngjarje për motive banale mund të ndodhin, por atentate mafioze janë me mbrotjen e pushtetit ose pushteti është urdhërues i tyre, ndryshe kriminelët e rrugës si ai i 97”, që vetëshpallej Mbreti Jugut do ishin në krye të institucioneve shtetëore dhe do drejtonin vendin edhe pse realisht kryeministri i vendit nuk dallon shumë prej tij. 100 plumbat e rilindjes janë treguesi i fundit se vendi ka nevojë për rrotacion politik, për të zhvilluar ekonominë, për të luftuar krimin dhe për të sjellë sigurinë në vend.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…