Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.
Abcnews.al mëson se dyshohet që të ketë pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupe personash në kodrën mbi rrugën e pestë të qytetit.
Të shtënat janë qëlluar me armë të tipit pistoletë dhe kallashnikov.
Mësohet se përplasja ka ndodhur në një rrugicë pranë një lokali. Policia e Sarandës dhe FNSH kanë rrethuar vendin e ngjarjes.




