PD zbardh dokumentin: Papuli mori 1 miliard e 247 milionë lekë për blerje ambulancash

qirici

 

Partia Demokratike publikoi dje një dokument që, sipas saj, tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi personal i Kryeministrit Edi Rama pothuajse të gjithë fondin limit për blerje ambulancash. “Ndërtuesit të vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe në Durrës, Agron Papulit, po i ecën mirë biznesi, dhe investimi që ka bërë për luksin e Edi Ramës, po i kthehet sot disafish. Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2-milioneuroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash”, – tha deputetja demokrate Eleina Qiriqi në një deklaratë për mediat nga selia blu. Më tej, ligjvënësja e PD-së shtoi: “Korrupsioni thellohet çdo ditë sipas skemës së Edi Ramës, ku nuk ka tender, nuk ka garë, nuk pritet kush ofron më pak. Paratë bëhen gati e shkojnë tek miqtë e tij. Është e qartë mënyra se si mund të bësh biznes në Shqipëri sot. Ndërto dhe fali një vilë Edi Ramës, ai të jep miliardat”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :