Blerta Mrishaj
Rruga “Brigada VIII”, nënkryetari Vasili: Investimet e bashkisë do t’i kthejnë infrastrukturën e munguar njësisë 5
Me një investim prej rreth 29 milionë lekësh, ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Brigada VIII”, në njësinë bashkiake nr. 5
Rruga shkon në 8 metra gjerësi dhe për profilin që ka, merr një pamje të nivelit bashkëkohor, pra me 6 metra gjerësi, trotuare 2 metra
Koha e përfundimit është parashikuar rreth 6 muaj, por kompania përkatëse po punon me një ritëm të lartë, në mënyrë që punimet të përfundojnë më shpejt se afati i parashikuar
Bashkia e Tiranës ka shtrirë punimet edhe në disa akse të zonës së ish Bllokut në Tiranë. Mëngjesin e djeshëm nën kryetari i bashkisë Petrit Vasili ka inspektuar punimet në rrugën Brigada e Tetë pjesë e njësisë bashkie numër 5. Ky segment rrugor tha Vasili, një nga më të frekuentuarit në Tiranë do t’u nënshtrohen ndryshimeve të mëdha, duke filluar nga zgjerimi i saj e deri tek ndërtimi trotuareve si dhe instalimi i një sistemi ndriçimi bashkëkohor.
Investimi
Me një investim prej rreth 29 milionë lekësh, ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Brigada VIII”, në njësinë bashkiake nr. 5. Rruga “Brigada VIII” është një segment i rëndësishëm pranë qendrës së qytetit dhe ka një gjatësi 357 metra e gjerësi 6 metra. Zv.kryetari i bashkisë, Petrit Vasili, gjatë inspektimit të punimeve tha se kjo rrugë është në vazhdën e të gjithë përmirësimeve të ndjeshme që po pëson infrastruktura e kryeqytetit. “Sot, merr përgjigje një aks i cili ishte bërë me të vërtetë problematik, një rrugë 400 metra, me një investim që shkon në 30 milionë lekë të reja. Siç e inspektuam së bashku, rruga shkon në 8 metra gjerësi dhe për profilin që ka merr një pamje të nivelit bashkëkohor, pra me 6 metra gjerësi, trotuare 2 metra. Rruga do të ketë një ndriçim të plotë, i cili i ka munguar kësaj rruge dhe njëkohësisht do të mbillen edhe rreth 100 e ca fidanë të rinj. Në këtë mënyrë rruga do të marrë një pamje normale, ashtu siç i takon një qyteti dhe specifikisht kësaj zone të njohur si ish-Blloku. Pas punëve të rëndësishme në akset e mëdha, në vazhdën e këtij përmirësimi ecin në përgjithësi të gjithë rrugët e Tiranës në këto lloj aksesh, duke u bërë kësisoj jetike për qytetarët e kryeqytetit”, – u shpreh z. Vasili.
Afatet
Koha e përfundimit është parashikuar rreth 6 muaj, por kompania përkatëse po punon me një ritëm të lartë, në mënyrë që punimet të përfundojnë më shpejt se afati i parashikuar. Projekti parashikon punime për ndriçimin rrugor, ndërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, ndërkohë që ky projekt, i cili pason dhe 5 investime të tjera në infrastrukturën e njësisë 5, u paraprin dhe tri investimeve të tjera të parashikuara në këtë njësi bashkiake. Një tjetër lajm i mirë është se ka filluar puna për projektin dhe mjaft elementë të tjerë, në rrugën paralel “Pjetër Bogdani” e në rrugë të tjera të njësisë bashkiake 5, për t’u krijuar një sistemim dinjitoz i kësaj pjese që është vërtet një ndër pjesët më të frekuentuara të kryeqytetit. Kjo ndërhyrje do të sjellë njëkohësisht jo vetëm lehtësimin e qarkullimit por do të bëjë edhe më të bukur jetën në këtë pjesë të qytetit, e cila tërheq vëmendjen e madhe të qytetarëve, qoftë në ditët e zakonshme, në fundjavë por edhe përgjatë momenteve të tjera.
Problemet
Personat me aftësi të kufizuara, BE, e shqetësuar
Komisioni për të drejtat e personave të verbër i Bashkimit Evropian i bën thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara si një ndër 12 prioritete e BE-së, pasi nëse ato përkeqësohen, komplikohet situata për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Philippe Zhezel, kryetar i këtij komisioni, ngre me shqetësim amendamentet e ligjeve specifike për aftësinë e kufizuar, si dhe vonesat në pagesa që kanë çuar në cenimin e të drejtave tyre. “Kriza ekonomike nuk duhet të prek personat me aftësi të kufizuara. Pagesa që marrin këto persona u nevojitet për të mbijetuar. Qeverisë i drejtohet apeli të përmbush angazhimin e saj për pagesat e personave me aftësi të kufizuara. Personat me aftësi të kufizuara vuajnë në heshtje, pasi zëri i tyre nuk dëgjohet”, – tha Philippe Chazal, kryetar i Komisionit për të Drejtat e Personave të Verbër. Duke folur në emër të Presidentit të Bashkimit Evropian të të verbërve dhe presidentit të Forumit Evropian të aftësisë së kufizuar, Chazal vlerëson vendimin e marrë në Parlament për ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Por nga ana tjetër u bën thirrje institucioneve publike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të respektuar ligjet ne fuqi dhe për të përmirësuar ato në përputhje me konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.





