Debati në Kuvend, akuzat dhe batutat e plota. Ja cfarë nuk u dëgjua në TV

Nga: Gëzim Saliu

rama, dogjaniPas fjalës së Kodhelit, flet Berisha: Zonja të kërkonte ndjesë publike për ndryshimet antikushtetuese që i bëri ligjit vetëm që edvini të bëhej sulltan e të merrte funksionet e Presidentit

Në këtë moment në sallën e parlamentit hyn Rama, Berisha: Lëre tani mos komuniko me të se tani kujtohet të tij në parlament ai… Mos na ndërprit fjalën… Si duket sot si qeveria e Gates, të gjithë Gate, po Gatja burrë më i mirë se ju

Ndërhyn Tahiri pa mikrofon: për Gaten ke respekt ti…

Berisha: Ky ligji u miratua dhe asnjë prej jush nuk lëvizi

Ndërhyn nga vendi Fino, Rama në foltore: Bashkim mos u lodh… e ke zgjidhë në 97 këtë punë kur të qante atje në prehër

Rama: nuk ekziston një parti politike që do që të qeverisë dhe që deri dje ka qeverisur vendin të bëjë thirrje haptazi “mos u regjistroni, mos merrni kasat, mos paguani taksat”

Paloka pa mikrofon: gënjen, mashtrues nuk kemi thënë ashtu…

Rama: S’është e mundur që përfaqësuesit e një partie që është alternativë qeverisëse të dalin nëpër protesta në qytete të ndryshme dhe të mbështesin pseudobiznemenë… Kështu siç e keni nisur, besoj vërtet se nuk keni parë gjë akoma e çfarë nuk do shihni në këtë parlament.

Edi Paloka: Këtë e besojmë dhe ne…

Asllan Dogjani: Lëri llogjet. Mbaj fjalën që u ke dhënë shqiptarëve për rilindje….

Taulant Balla nga vendi: Ulu ti, ulu…

Asllan Dogjani në këmbë nga vendi: Mos më thuaj ulu ti mua….

Sali Berisha pa mikrofon: T’u kërkosh falje qytetarëve për këtë fjalim të dobët që po mban

Rama, Spahos: Profesor e kupton që e keni humb, se me ty flas unë se ato të tjerët vetëm qeshin…

Ndërhyn sërish Dogjani nga vendi dhe ngrihet në këmbë: Keni premtuar heqjen e taksave për biznesin e vogël ndërsa tani ushtroni dhune e panik ndaj biznesit, shqiptaret po ikin prej jush e po kërkojnë azil

Rama, Dogjanit: Unë mendoj që të paktën ti duhet të nisesh për në Gjermani… Je subjekt i ligjit gjerman dhe ti Llane, edhe për emrin që ke, e merr padyshim edhe nënshtetësinë gjermane.

Asllan Dogjani nga vendi: Jam krenar që më quajnë Asllan…

Jozefina Topalli: Të kesh turp që flet kështu!

Edi Rama: Se në fakt, të bëhesh gjerman nga shqiptar është shumë më e lehtë se të bëhesh anëtar i PD-së nga anëtar i PS-së. Nuk diskutohet kjo. Kush e bën atë kapërcim, s’e frenon më asnjë gjë. Kështu që në këtë pjesë unë të inkurajoj.

Sali Berisha: Vazhdo fjalimin aty, lëri këto…

Edi Paloka: Ik tani se fole gjatë…

Edi Rama nga foltorja i drejtohet Palokës: Me ty besoj që e mbyllëm herën e kaluar. Përsheshin me lugën e madhe, sepse jeni dy vetë që duhet të hani me të njëjtin tas, me garuzhden që të ka dhënë shtëpia e oficerëve.

Edi Paloka: Unë përshesh, po ti ha atë që e dinë të gjithë që e ha përditë…

Edi Rama: Jepi përsheshit, nuk e di se sa e ke kuotën sot, sa do flasësh për ta ngrënë në darkë, apo e ha në mëngjes ti?! Nuk e di kur ta japin, si i kanë oraret, por ju të dyve, -ne të gjithë dhe populli shqiptar jua bën hallall se do të ushqeheni. Jetoni me atë përshesh, kështu që nuk të ndihmoj dot. Je shumë i lumtur, kështu që ha përshesh.

Edi Paloka nga vendi: Duhet të ndihmosh veten kur arrin në shtëpi…

Edi Rama: Qeshin ata mbrapa se dhe ata e dinë atë që di unë, se unë nga ata e di.

Asllan Dogjani, Valentina Leskajt: Replikë…

Rama, Dogjanit: Ti ik në Ambasadë Gjermane. Atje bëji kërkesat, jo këtu… (qesh)

Dogjani, Ramës: Ik ti në Gjermani se mbase të pranojnë se ke emër abstrakt.

Berisha nga vendi: Që të vijë burri këtu dhe të flasë me një zhargon që ja kanë lakmi do të thosha unë edhe më të moshuarat e vendit dhe t’ia mbathë.

Erjon Braçe pa mikrofon: Iku se po e pret Obama.

Berisha: Në këtë formë parlamenti po dezintegrohet, ai ikën…

Sadri Abazi pa mikrofon: Merret me punë ai, s’ka kohë…

Arben Ristani: …që kjo fundërrinë e pashembullt sipas Metës.

Deputetët e PS-së revoltohen nga vendi: Ç’është ky fjalor!

Ristani: Po citoj fjalët e Metës për Ramën… Kryeministri e sheh veten si zysha e këtyre turkoshakëve… Lexova diku që me humor shpreheshin “dëshironi që pakoja juaj të shkojë shpejt dhe e sigurt në destinacion? Zgjidhni jo FEDEX, por AA003GB”… Më tregonin për një shef krimesh të pushuar nga puna sepse i thanë “shko e pri nja 100 rrënjë sa për tu dukur dhe ai preu afro 1000”.

Share it :