Guardiola: Volfsburgu, konkurrent për titull

 

 

Bajerni përballet me Volfsburgun në “Allianz Arena” në javën e gjashtë të kampionatit, ndërsa Pep Guardiola kundërshtarin e sheh si rivalin kryesor për titull. Sipas tij, “ujqërit” kanë investuar shumë në vitet e fundit dhe e meritojnë epitetin e kandidatit për titull. “Volfsburgu ka investuar shumë kohët e fundit. Njerëzit dëshironin një konkurrent për Bajernin dhe tani ata janë aty. Ne e njohim kualitetin e Volfsburgut dhe stilin e tyre të lojës, por si gjithmonë kjo ndeshje vlen vetëm tri pikë”, – tha spanjolli. Guardiola foli gjithashtu edhe për Danten që u largua në gusht nga Bajerni. “Unë dua që lojtarët e mi të jenë të lumtur dhe Dante dëshironte të largohej. Gjithsesi, unë do të kisha qenë i kënaqur nëse ai do të kishte qëndruar, pasi Dante na ka ndihmuar shumë”, – ka thënë Guardiola. Trajneri spanjoll, përveç Volfsburgut, e sheh edhe Shalken dhe Dortmundin në “luftë” për titull.

 

Share it :