Sondazhi nxjerr humbës Veliajn për prishjen e Teatrit/ 75% e votuesve janë kundër vendimit të bashkisë

Ditën e sotme bashkia e Tiranës përmes 5 efektivë u ka dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku u kërkon që të lirojnë godinën, që tashmë është pronë e bashkisë, pasi qeveria ia kaloi javën e kaluar. Sipas anëtarëve të Aleancës, “policia bashkiake kërkon të marrë në kontroll objektin dhe të ekzekutojë vendimin e qeverisë që e kalon Teatrit Kombëtar në administrim të Bashkisë së Tiranës”. Pas tensionit të krijuar, portali JOQ ka krijuar një sondazh, ky pyetja është: A do të lejoni Erion Veliajn të prishë Teatrin Kombëtar?! Deri tani 75% e votuesve janë kundër dhe 25% janë pro. Mesa duket sondazhet e nxjerrin humbës kryetarin e bashkisë së Tiranës në lidhje me vendimin e tij për të prishur pronën publike të shqiptarëve.

 

Share it :