Topalli: Çohuni e protestoni, mos duroni poshtërimin. Bregu: Historinë e vllavrasjes komuniste u rikrijua në ShifnanPeze me fantazmat e komunizmit
Gëzim Saliu
Rikthehen fotot dhe brohoritjet lëvduese për ish-diktatorin Enver Hoxho në një aktivitet zyrtar. Në takimin e djeshëm përkujtimor për konferencën e Pezës, ku morën pjesë autoritete të larta shtetërore si edhe kryebashkiaku Veliaj, nuk mungoi edhe këtë herë organizimi i veteranëve me foto të Enver Hoxhës dhe parulla komuniste. “Peza n’festë” e konceptuar si një festë me zjarre dhe këngë partizanësh, por edhe me shallin e kuq dhe uniformën partizane, ka sjellë sërish në skenë imazhit e Enver Hoxhës. Këto pamje nuk janë mirëpritur aspak nga një pjesë e madhe e q1ytetarëve por edhe nga opozita e cila përmes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka i cilësoi si provokime për shqiptarët. “Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e Enverit e Nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit. Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve. Partia Demokratike e dënon këtë politikë të shëmtuar e kriminale të Edi Ramës që nga viti në vit po glorifikon dhe po restauron diktatorin më të egër të lindjes, duke e bërë tashmë pjesë zyrtare të protokollit. Ky është akti i një kryeministri të dështuar, i neveritur tashmë nga mbarë shoqëria që rreket në mënyrë të dëshpëruar të ruajë mbështetjen tek një grusht komunistësh”, tha ai. Më tej deputeti demokrat paralajmëroi kryeministrin të heqë menjëherë dorë nga provokime me diktatorin, regjimin e të cilit sipas Palokës, mijëra shqiptarë e kanë paguar me gjak e me jetën e tyre. “Nëse ai vazhdon të glorifikojë me arrogancë e me forcë enver hoxhën, qytetarët e vendit dhe ne do ti japim përgjigjen që meriton, përgjigjen që ka marrë dhe idhulli i tij”, pohoi ligjvënësi demokrat.
Reagimet
Pas shfaqjes së fotove të Enverit dhe brohoritjes së emrit të tij në ceremoninë e djeshme përkujtimore në Pezë ishin të shumta reagimet e deputetëve të opozitës. Ish-kryeparlamentarja Topalli tha se me protokoll shtetëror ceta e kryeministrit Rama reabilitoi kriminelin Enver Hoxha. “Te shoqeruar nga cunat e Policise se Shtetit per mbarevajtjen e festes , me foto te ” udheheqesit te madh “Enver Hoxha, te cilesuar nga Keshilli i Europes -Hitleri shqiptar, me flamuj me cekan e yll, me veshjet ushtarake te “popullit “ushtar,me kenget komuniste” nashkohuni shoke me ne ne ceta!” ,nen tingujt e te cileve benin vllavrasje. Me protokoll shteteror Eri i Edit per te disaten here ne keto 2 vite me parate e taksapaguesve shqiptare po reabiliton armikun me te madh te shqiptareve , diktatorin Hoxha dhe diktaturen! Boll mbetet duke u cudit! Levizni per dinjitetin tuaj! Ngrihuni nese vertet besoni ne demokraci! Cohuni nese nuk keni buke te hani! Protestoni nese iu poshterojne! Dilni zot vehtes! Mos ikni nga Shqiperia! Ky vend mund te behet! Ka njerez te ndershem pa fund ky vend! Ka shqiptare qe e duan kete vend”, shkruante ajo në FB. Po ashtu edhe deputetja tjetër e PD-së Majlinda Bregu tha se mazhoranca po rikthen në kohë fantazmat e komunizmit. “Po kujt i behet hare shpirti qe historia jone shembullore me vllavrasje komuniste te behet “Recreational #ShifnanPeze me fantazmat e komunizmit” cdo 16 shtator?! Propozuan e votuan ligjin e lustracionit keta qe bejne Recreational, #ShifnanPeze . E quajten “deshmi te kurajos politike, mosnenshtrim ndaj se liges,respektim te se drejtes se cdo viktime te diktatures per te njohur te verteten,per te hetuar cdo aspekt te dhunimit..” etj,. Urdhero!”, theksoi deputetja demokrate.
Fotot e Enverit
Strazimiri: Jemi në 2015-ës apo në ’85-ën? Kadilli: Mjerim, F…You
Ndaj rikthimit të fotove të ish-diktatorit Hoxha në një ceremoni zyrtare ka reaguar dje edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri i cili me ironi pohoi se vendi në këto dy vite nuk po kuptohet nëse është duke jetuar në 2015-ën apo në 1985-ën. “A është ky vendi ku jetonim 2 vjet më parë…?! …është viti 2015 apo 1985… “Oksidenti” si i thotë kësaj”, shkruante ai. Ndërkaq më i ashpër në reagimin e tij ishte koordinatori i PD-së Fatbardh Kadilli i cili në rrjetin social shkruante se,: “”Rilindje” e Enverit ne Peze. Kaq është maksimumi i Rilindjes se majte? Te vërtiten me fotot e diktatorit duke besuar se Rilind vërtetë? Do doja te besoja se ata qe e votuan Rilindjen dhe Erjonin jane skuqur… Mjerim F…You”.




