Këshillat e mjekut/ Hepatiti ose sëmundja e mëlçisë,si të shëroheni në kohën e duhur

 

sigurimi_shendetesorNga Dr. Entela Labaj

Hepatiti është një inflamacion i mëlçisë, që shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Fjala “hepatit”, do të thotë pezmatim i mëlçisë (inflamacion). Mëlçia kryhen disa funksione :

  • Largon lëndët e dëmshme nga qarkullimi i gjakut;
  • Lufton infeksionet;
  • Akumulon dhe ruan lëndët ushqyese dhe vitaminat;
  • Akumulon energjinë.

 

Sa tipe hepatitesh janë ?

 

  1. Hepatiti viral (Hepatiti A, B,C,D,E);
  2. Hepatiti granulomatoz;
  3. Hepatiti alkoolik;
  4. Hepatiti autoimun.

 

HEPATITI A

Shkaku është virusi i hepatitit A, i njohur si HAV. Përhapet me rrugë fekalo-orale, d.m.th nëpërmjet ushqimeve të infektuara. Periudha e inkubacionit zgjat 2-6 javë. Në analizën e gjakut bilanc, shihen një rritje e transaminazave për rreth 4 javë. Gjithashtu, prania e Igm kundër HAV, vendos diagnozën e hepatitit A akut, antikorpet Igm anti-HAV arrijnë kulmin në javën e parë të sëmundjes. Antikorpet IgG anti HAV, rrijnë të rritura për shumë vjet.

Trajtimi i Hepatitit A janë : ushqimi normal, pa e tepruar, ndalohet pirja e alkoolit dhe nuk duhet të bëhen punë të rënda.

 

HEPATITI B

Hepatiti B, është një nga infeksionet serioze më të zakonshme të mëlçisë. Ai shkaktohet nga virusi i Hepatitit B (HBV), i cili sulmon mëlçinë. Rreth 2 bilion individë janë të infektuar në botë me këtë virus. Virusi fillimisht gjendet në mëlçi, por gjithashtu është i pranishëm në gjak dhe në lëngje të caktuara të trupit. Shumica e të rriturve janë në gjendje të luftojnë virusin dhe ta eliminojnë atë duke rimarr veten pa patur anjë simptomë. Vetëm 1 nga 5 viruset- virusi i Hepatitit B (HBV) vret në vit të paktën 600.000 njerëz. Kujdesi i duhur mjeksor në fazat e para, mund të ndihmojë disa që u është kthyer në kronike sëmundja, që të mos u dëmtohet rëndë mëlçia. Por shumica, nuk e kuptijnë që janë të infektuar me këtë virus, pasi ai diagnostikohet me anë të një analize të veçantë gjaku. Edhe nëse bëhen analizat e zakonshme të mëlçisë, ato mund të dalin mirë, kështu HBV-ja mund të jetë vrasës i heshtur që të godet pa dhënë shenja. Mund të japë simptoma edhe dekada, pasi merret virusi. Në këtë kohë, mund të jetë zhvilluar cirrozë, ose kanceri i mëlçisë. Këto sëmundje vrasin 1 në 4 bartës të HBV-së. Sëmundja konsiderohet kronike nëse sistemi imunitar nuk e eleminon virusin brenda 6 muajsh.

 

Sa lloj virusesh Hepatiti janë ?

Njihen 5 viruse që shkaktojnë Hepatitin, nga të cilët 3 më të zakonshmet janë viruset A,B dhe C.  Dyshohet dhe për viruse të tjera. Simptomat e të gjitha formave të Hepatitit, mund të jenë të ngjashmë me ato të gripit dhe mund ose mund të mos përfshijnë verdhëzën. Shumë persona, sidomos fëmijët nuk kanë fare simptoma. Kur dikush ka Hepatitin B ose C në kohën që i fillojnë simptomat, mëlçia mund t’i jetë dëmtuar rëndë.

 

  1. Virusi i Hepatitit A, gjendet në feçet e njeriut të infektuar. Ai mund të mbijetojë në ujë të kripur dhe të ëmbël, si dhe në akull. Ky virus mund të merret me anë të disa mënyrave: kur hamë fruta deti të ndenjura të kapura në ujë të ndotur nga jashtëqitjet njerëzore, ose kur pimë ujë të ndotur, ushqimet e infektuara, nëse nuk lahen mirë duart pasi mbarojmë punë në tualet. HAV shkakton sëmundje akute. Në të gjitha rastet trupi lirohet vetë brenda pak javësh ose muajsh. Trajtimi është pushimi dhe ushqimi i përshtatshëm. Alkooli dhe ilaçet që rëndojnë mëlçinë, si p.sh paracetamoli, nuk duhen marrë. Hepatiti A parandalohet me anë të vaksinave.
  2. Virusi i Hepatitit B(HBV), gjendet në gjak, në spermë dhe në sekrecionet vaginale të të infektuarëve. Ai përhapet kur këto hyjnë në trupin e dikujt që nuk ka imunitet kundrejt tij. Virusi transmetohet: gjatë lindjes nga nëna tek fëmija, pajisjeve mjekësore dentare, ato të tatuazheve ose për piercing, që nuk sterilizohen siç duhet, gjilpërave, brisqeve, limat e thonjve, furçave të dhëmbëve dhe çdo gjë tjetër që e përdorim me të infektuarin dhe që mund të japë një njollë e vogël gjaku, nëpërmjet të çarave të lëkurës, kryesore janë marrëdhëniet seksuale. Hepatiti B, nuk përhapet nga kola, përqafimi, nga prekja e duarve, puthjet në faqe, dhënia e gjirit, ngrënia në të njëjtën pjatë. Shumica e të rriturve shërohen nga HBV akute dhe fitojnë imunitet. Fëmijët e vegjël, rrezikojnë mjaft të marrin infeksion kronik.
  3. Virusi i Hepatitit C (HCV), transmetohet pak a shumë si HCB, por më tepër me anë të gjilpërave të infektuara. Për këtë lloj hepatiti, nuk ka vaksina.

 

Shënjat klinike

Infeksioni akut në virusin e Hepatitit B, fillon me shenja të përgjithshme të infeksionit si: humbje të oreksit, nauze, të vjella, dhimbje të trupit, ethe dhe urinim me ngjyrë të errët. Më pas sëmundja përparon me zhvillimin e verdhëzës, apo ngjyrosjen e lëkurës dhe sklerave me ngjyrë të verdhë. Sëmundja zgjat për disa javë dhe pastaj gradualisht përmirësohet tek shumica e njerëzve të prekur. Tek disa njerëz me Hepatit B, zhvillohet vaskulitis nekrotizues, glomerulonefriti membranor dhe anemia aplastike. Janë të rralla rastet që zhvillohet Hepatit fulminant dhe që përfundojnë me vdekje. Infeksioni kronik i Hepatitit B, në shumicën e rasteve është pa simptoma, por që shoqërohet me inflamacion kronik të mëlçisë, i cili pas disa vitesh përfundon në cirozë të mëlçisë dhe kancer të mëlçisë.

 

Diagnoza e Hepatitit B

Testet serologjike, analizat biokimike si: ALT, AST, GGT, bilirubinat në gjak dhe urinë, testet të PCR, HBsAg.

 

 

Hepatiti B, ky vrasës i heshtur

Mëlçia pastron gjakun nga helmet dhe kryen të paktën 500 funksione të tjera të rëndësishme. Ja pse hepatiti—infeksioni i mëlçisë—mund të ketë pasoja shkatërrimtare për shëndetin e njeriut. Ai mund të vijë nga konsumimi i tepërt i alkoolit ose ekspozimi ndaj lëndëve helmuese. Por më shpesh shkaktarët kryesorë janë viruset. Shkencëtarët kanë zbuluar pesë viruse të këtij lloji dhe besojnë se ka të paktën edhe tre të tjerë.—Shih kutinë më poshtë. Vetëm një nga pesë viruset—virusi i hepatitit B (HBV)—vret të paktën 600.000 njerëz në vit, pak a shumë aq sa malaria. Më se dy miliardë njerëz, gati një e treta e popullsisë botërore, janë infektuar me HBV dhe shumica janë shëruar brenda pak muajsh. Por, rreth 350 milionë prej këtyre, u kthehet në sëmundje kronike. Gjatë gjithë jetës—u shfaqen apo jo simptoma—këta mund të infektojnë të tjerë. Kujdesi i duhur mjekësor në fazat e para, mund t’i ndihmojë disa që u është kthyer në kronike sëmundja, që të mos u dëmtohet rëndë mëlçia. Por shumica nuk e kuptojnë se janë të infektuar me këtë virus, pasi ai diagnostikohet vetëm me një analizë të veçantë gjaku. Edhe nëse bëhen analizat e zakonshme të mëlçisë, ato mund të dalin mirë. Kështu, HBV-ja mund të jetë një vrasës i heshtur që të godet pa dhënë shenja. Mund të japë simptoma edhe dekada pasi merret virusi. Në këtë kohë mund të jetë zhvilluar ose cirrozë, ose kanceri i mëlçisë. Këto sëmundje vrasin 1 në 4 bartës të HBV-së.

 

 

 

 

Share it :