Berisha: Kosova është shtet, Shqipëria është Narkoshtet!

“Një komb me dy shtete! Kosova është shtet! Shqipëria është Narkoshtet! – gjykon ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa analizon zhvillimet më të fundit politike në një shënim të publikuar së fundmi në Fb.

“Në Kosovë, kundërshtitë midis institucioneve dhe garantimin e zbatimit korrekt të Kushtetutës, e bën Gjykata Kushtetuese! Ndërsa në narkoshtetin e Shqipërisë, pasi e asgjesoi prej vitesh Gjykatën Kushtetuese, ligjin, vendimin, interpretimin, garantimin e Kushtetutës e bën vetëm një njeri i vetëm dhe ky është Sulltan Salep Surreli, – nënvizon Berisha. – Ndaj ju ftoj të brohorasim: Rroftë e qoftë Narkoshteti dhe Sulltan Salep Surreli.”

E në përfundim, ish-Kryeministri fton qytetarët: “Ju sugjeroj te lexoni analizën e mëposhtme.”

Shihni leksionin, Kosova ka një Gjykatë

Nga Mapo.al
Lajmi më i lexuar sot duket të jetë ai, që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pezulluar dekretin e Presidentit Thaçi, për të caktuar kryeministrin e ri të Kosovës. Një vend si Kosova, Shqipëria e epërme siç thotë Kadare, me pak vite liri, me pak vite jetë si shtet i pavarur, ka një instancë të garancisë, ka një institucion që arrin të ndalë revanshin apo kombinimet politike të çdo lloji.

Nuk është e sigurtë, a ishte ky vendimi i duhur apo jo. E vështirë të dallosh sot, a do ti shërbejë kjo stabilitetit të Prishtinës apo jo. Po çfarë ka rëndësi, çfarë peshon, është se Kosova ka një gjykatë që arrin të dalë kundër, të ndalojë, të pezullojë, të dalë mbi kalkulimet, kulisat dhe vendimet e politikanëve më të fuqishëm në vend, të mbledhur të gjithë bashkë, që, me siguri ndjekin interesat personale si kudo.

Ky është patjetër standard. Kjo është patjetër arritje. Krejt afër, një vend me 108 vite shtet siç jemi ne, kemi një situatë eksperimentale, vulnerabël, kaotike, pa asnjë garanci, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese.

Prej shumë muajsh, vitesh madje, Kryeministri i vendit, merr çdo vendim që do, miraton çdo akt normativ që ai dëshiron, dhe askush nuk mund ta ndalojë, askush nuk mund ta sfidojë institucionalisht, asnjë instancë e shtetit demokratik nuk e frenon revanshin e një kreu të ekzekutivit që prore zapton hapësirat dhe pushtetet për të cilat nuk është votuar. Sepse në fund të fundit, ai është shpalllur babai i kombit.
Mund të jesh krenar sot si qytetar i Kosovës për shkak se atje ka një demokraci në aksion, funksionale.
Po nuk mund ta thuash të njëjtën gjë për Shqipërinë.
Ne kemi një reformë, kemi një sukses, sipas propagandës së lodhshme dhe të dalë boje të rilindjes, dhe bekimit të ndërkombëtarëve. Por nuk kemi drejtësi. Nuk kemi Gjykatë, nuk kemi instancë që të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore, që t’i caktojë kufinjtë një qeverie agresive, arrogante, fodulle, hajdute, dhe që sundon e sundon çdo ditë, me të vetmin plan e program, ruajtjen e pushtetit.
Kosova sot mund të ketë 1 mijë probleme. Ka një moment të paqendrueshëm politik. Një kohë të vështirë, të errët ndoshta politike. Por, ka një Gjykatë. Shqipëria mund të duket nga fasada, nga mediat servile, më mirë, më e relaksuar, me më pak probleme. Po një skaner i thjeshtë do të tregonte se trauma tek ne është shumë më e rëndë. Tirana nuk ka gjykatë, nuk ka një instancë të garancisë së Kushtetutës, nuk ka një institucion ta frenojë qeverinë që kalon çdo ditë kufinjtë e saj. Ne thjesht kemi një regjim.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…