Basha: Socialistët dhe demokratët e PE-së duan dekriminalizimin, hap urgjent për votën e lirë

0
128

 

 

lulzim bashaKreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi dje se diskutimet në Parlamentin Evropian për zgjedhjet treguan se “Evropa i tha legalizimit të vjedhjes dhe blerjes së mandateve nga Bushi e Roshi me kompani”. Duke theksuar konsensusin mes palëve në PE për dekriminalizimin, Basha theksoi se ky proces duhet të kryhet pasi përbën një nevojë kombëtare. “Në Bruksel në takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të institucioneve evropiane me rastin e seancës dëgjimore në Parlamentin Evropian për zgjedhjet e 21 qershorit dhe skandalet e qeverisë lidhur me krimin dhe korrupsionin. Zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme dhe inkriminimi i mëtejshëm i pushtetit ishin shqetësimet kryesore të ngritura në këtë seancë. Konsensus mes të djathtës dhe të majtës në PE se dekriminalizimi është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent edhe për rikthimin e besimit tek vota e lirë”, – u shpreh kryedemokrati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here