Lezha pa deputet të PS-së?! /Rama takon strukturat, në kafe me të përveç tre ministrave edhe Arben Ndoka

 

rama kafe ne lezhe ndoka dhe rama duke ik nga tavolinaKryeministri Rama iu drejtua dje qytetit të Lezhës, duke pasur dy qëllime kryesore: aksionin kundër informalitetit si edhe situatën e vështirë që po kalon struktura e PS-së së degës pas largimit të deputetëve nga lista. Fillimisht kreu i qeverisë u ndal tek disa subjekte në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ndërsa në një prej lokaleve të zonës konsumoi edhe një kafe se bashku me ministrat e kabinetit të tij, Mimi Kodheli, Lindita Nikolla, Shkëlqim Cani e drejtues të tatimeve në Lezhë. Në fund natyrisht mori dhe kuponin tatimor. Por duket se inspektimi i aksionit kundër informalitetit duket se nuk ka qenë shqetësimi kryesor që e çoi në Lezhë Kryeministrin. Në kafe së bashku me të dhe ministrat ishte edhe deputeti që prej dy ditësh ka dorëzuar mandatin, Arben Ndoka. Në takimin me bazën e PS-së është folur për zëvendësuesit e deputetëve Prenga dhe Ndoka, ndërsa socialistët duket se nuk janë të gatshëm t’i lënë vendin një deputeti të LSI-së. Por marrëdhëniet jo të mira kohët e fundit me Eduart Ndocajn, i cili, sipas listës emërore të Partisë Socialiste pritet që të zëvendësoje deputetin që la mandatin Arben Ndoka, kanë qenë temë e takimit me strukturat, ku ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj. Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Dedaj të lërë postin e kreut të Bashkisë së Mirditës për të marrë mandatin e deputetit, pasi në zgjedhjet parlamentare të 23-qershorit të vitit 2013 ka qenë i 4 në listën emërore të deputetëve të Partisë Socialiste.

 

 

Share it :