Llogaritë dhe bizneset e Becchettit do jenë të bllokuara, gjykata rrëzon kërkesën

 

 

Francesco Becchetti Kompanitë dhe llogaritë bankare të familjes Becchetti do të vazhdojnë të mbeten të bllokuara me vendim gjykate. Gjyqtarja Manjola Bejleri rrëzoi kërkesën e avokatëve të familjes Becchetti për revokimin e masës së sekuestros, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë me 5 qershor të këtij viti. Gjyqtarja Bejleri arsyetoi se me komunikimin e akuzave ndaj të dyshuarve, pronar dhe administrator të kompanive, është rënduar pozita penale e tyre. Për këtë fakt u rrëzua edhe kërkesa e avokatëve të cilët pretenduan se bllokimi i llogarive po dërgon në falimentim këto kompani. Prokuroria, ka administruar në dosjen penale urdhrin e firmosur më 20 korrik nga titullari i drejtorisë rajonale të tatimeve, ku kërkohet nga QKR-ja bllokimi i titujve të pronësisë, të kompanisë “Agonset” që ka në pronësi televizionin “Agon Channel”.

 

Vendimi i gjykatës

“Agon Channel” i Francesco Becchettit do të vazhdojë të qëndrojë i sekuestruar dhe nën administrimin e shtetit. Italiani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, provoi të hiqte masën e sekuestros së vendosur nga kjo shkallë e gjyqësorit dhe të përforcuar nga Gjykata e Apelit, me anë të nënës së tij, Liliana Kondomitit. Por Gjykata e rrëzoi dje kërkesën e saj, të dorëzuar më 14 korrik, për revokim të sekuestros dhe la në fuqi dy vendimet e mëparshme, pavarësisht kundërshtisë së përfaqësuesve ligjore te Becchettit, Enyal Shuke, Klodian Skënderi dhe Sokol Mëngjesi. Vendimi u dha nga gjyqtarja Manola Bejleri, e cila ishte e njëjta që vendosi për sekuestrimin në datën 5 qershor, pasi Becchetti u shpall në kërkim nën akuzën se ka pastruar miliona euro në Shqipëri, se ka mashtruar ortakët në biznes dhe se kishte ngritur një skemë mashtrimi për qëllime përfitimi. Këto tre akuza u zyrtarizuan nga Prokuroria në fillim të kësaj jave.

 

Apeli

Edhe në Apel, me 14 korrik, Becchetti mori të njëjtën përgjigje: “Agon Channel” do të mbetet nën sekuestro, pasi dyshohet se është pjesë e skemës së pastrimit të parave. Vendimi i tretë i Gjykatës vjen në një kohë kur Drejtoria e Tatimeve e kryeqytetit i ka kërkuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ta bllokojë kompaninë “Agonset”, që ka në pronësi “Agon Channel”, q të mos kryejë asnjë veprim në lidhje me shit – blerjen e aksioneve. Referuar një shkrese e cila mban datën 20 korrik 2015, e lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve Tiranë, shoqëria “Agonset”, me administrator, bashkëpunëtorin e ngushte të Becchettit, Mauro De Renzis ka detyrime të papaguara në vlerën e 47 milionë e 345 mijë lekëve. Këto detyrime rrjedhin si shkak i mospagimit të sigurimeve shoqërore dhe tatimit të të ardhurave personale të punonjësve. Sipas shkresës së Drejtorisë së Tatimeve, rezulton se punonjësve u janë mbajtur paratë nga rrogat e tyre, por ato nuk janë hedhur në arkën e shtetit. Numri i punonjësve të mashtruar në këtë mënyrë, nuk dihet ende. Francesco Becchetti vijon ndërkohe t’i fshihet drejtësisë shqiptare, bashkë me Mauro De Renzis. Të dy janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, por vendndodhja e tyre nuk dihet.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :