Reagimet për raportin, deputetët e PS-së bëhen “memecë”. Tahiri: Më i miri i 25 viteve

Gramoz RuciRaporti i DASH duket se ka lënë pa fjalë deputetët e mazhorancës, të cilët të pyetur pas mbylljes së seancës parlamentare bënë “memecin”, duke mos shprehur asnjë mendim lidhur me të.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shkurt tha për mediat se raporti i DASH është më i miri i këtyre 25 viteve.

“Është raporti më i mirë i 25 viteve të fundit”, – theksoi Tahiri në ikje e sipër, duke i thënë gazetarëve: “Do flasim nesër”.

Ndërkohë, deputeti Taulant Balla tha se raporti duhet të shërbejë për reflektim. “Po ta lexojmë me kujdes, sigurisht do jetë një objekt vlerësimesh dhe sigurisht reflektimesh për të përmirësuar gjithë gjetjet e raportit”, – theksoi ai. Ndërkohë, pjesa tjetër e deputetëve ose iu shmangën gazetarëve, ose iu përgjigjën duke pohuar se nuk ishin në brendi të raportit.

“Po më pyesni për një raport të cilin ende nuk e kam lexuar, ka dalë pasdite kur unë kam qenë në Parlament”, – tha kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi.

Ndërkaq, deputeti i LSI-së Spartak Braho theksoi: “S’e kam lexuar raportin, di që Departamenti i SHBA-së ka lavdëruar Shqipërinë për rezultatet e larta”.

Share it :